“Krimi kibernetik po ecën me ritme të shpejta”- Kryeprokurori Olsian Çela: Nëse i referohemi shifrave, kemi një eficencë të ulët në luftën ndaj tij

Jun 6, 2023 | 16:02
SHPËRNDAJE

Kryeprokurori Olsian Çela është shprehur se krimi kibernetik në Shqipëri po ecën me ritme të shpejta.

fjgdjg

Komentet Çela i bëri gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Ai tha se nëse do të shihen shifrat, ka një eficencë të ulët nga Prokuroria dhe Policia në luftën ndaj këtij krimi, pasi sipas tij, vetëm rreth 33 % e rasteve shkojnë për gjykim, ndërsa çështjet e tjera pushohen.

“Unë mendoj që me arritjen e numrit të plotësimit të vendeve vakante, prokurorët do të kenë kushte shumë më të mira, karrierë të garantuar. Prokurorëve iu sigurohen trajnime vazhdimisht.

E kam nisur punën në një prokurori që pikonte kati i tretë i prokurorisë së Tiranës. Ajo që mbetet sfidë, është një polici profesionale në mbështetje të prokurorisë. Rritja e numrit të bashkëpunëtorëve, lidhet edhe me rritjen e perceptimit pozitiv për prokurorinë.

Me vitet do të rritet numri i bashkëpunëtorëve, por nuk mund të presim mrekullira. Ne kemi pasur raste të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në vitet e kaluara. Duhet të kemi parasysh që krimi ecën shpejt, ndryshon format dhe ne duhet të jemi të përgatitur për t’i paraprirë. Krimi kibernetik është duke ecur me ritme të shpejta.

Ajo që ne kemi bërë është specializimi i prokurorëve në krimin kibernetik, por duhet të ketë sektorë kundër krimit kibernetik edhe në Policinë e Shtetit. Këto sektorë në Polici rekrutojnë specialistë, por nëse do i referohemi shifrave, kemi një eficencë të ulët.

Kemi vetëm rreth 33 % të çështjeve të dërguara për gjykim. Prokuroria e Tiranës kryeson në hetimin e krimeve kibernetike. Megjithatë këto janë sfidat e së ardhmes, kërkon energji dhe do të jemi të angazhuar”, u shpreh Çela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura