“Krijuesit” e sprejit denoncojnë FIFA-n dhe duan dëmshpërblim, ja arsyeja pse

Aug 2, 2018 | 20:30
SHPËRNDAJE

Në vitet e fundit, FIFA është përpjekur të fusë shumë risi në fushën e lojës, veçanërisht në rolin e arbitrave. Përveç VAR-it apo teknologjisë në vijën e portës, një nga risitë që është përfolur shumë ka qenë edhe ajo e sprejit që përdorin arbitrat, për të vendosur distancën e murit në goditjet e dënimit.

sprej

Por, prej këtij aksesori kanë ardhur edhe dhimbjet e kokës për FIFA-n. Dy krijuesit, Pablo Silva dhe Heine Alemanje, i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Rio de Zhaneiros, duke kërkuar dëmshpërblim, duke pretenduar se ata kanë patentën për këtë shpikje, dhe FIFA e ka përdorur pa miratimin e tyre.

Krijuesit e sprejit kanë bërë me dije se disa herë janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje me FIFA-n, por kjo kurrë nuk ka ndodhur. Tani, ata duan që FIFA të mos e përdorë më këtë aksesor në fushë, dhe kërkojnë 15 mijë dollarë për çdo ndeshje që ky aksesor është përdorur pa lejen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura