Krijimtaria e kompozitorit dhe pianistit italian Ludovico Einaudi interpretohet në Tiranë

Oct 29, 2021 | 20:31
SHPËRNDAJE

Vlerat kulturore europiane si dhe edukimi muzikor i nxënësve dhe studentëve. Ky ishte mesazhi i përcjellë përmes tingujve të pianos gjatë një koncerti të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Universitetin e Arteve.

johanmukaamimuka

Projekti studentor “Fqinjët” në edicionin e tretë të saj, solli krijimtarinë e kompozitorit dhe pianistit me famë botërore Ludovico Einaudi për publikun shqiptar.

Edhe pse jo studentë në fushën e artit, Johan dhe Ami Muka, vëlla e motër, luajtën mjeshtërisht disa prej veprave më të njohura të artistit italian duke mbushur me emocion publikun, shumica e të cilit ishin të rinj.

Qëllimi i projektit studentor “Fqinjët” është për forcimin e urave të komunikimit dhe shkëmbimit kulturor, për promovimin e veprave më të mira klasike dhe bashkëkohore, në favor të edukimit muzikor, veçanërisht mes nxënësve dhe studentëve.

Ludovico Einaudi është një artistit prominent nga Italia fqinje, partiturat e të cilit janë interpretuar në skena anëmbanë botës. Pjesët pianistike të luajtura në mënyrë virtuoze prej Einaudit transmetohen dhe ritransmetohen nga media tradicionale dhe platforma dixhitale për miliona ndjekës.

Pianisti dhe kompozitori Ludovico Einaudi lindi në Torino më 23 nëntor 1955. Impulset e para për muzikën dhe veçanërisht për pianon ai i mori nga nëna dhe familja e saj. Studimet i nisi në Konservatorin e Torinos, por diplomën për kompozicion e fitoi në Konservatorin e Milanos. Kritika muzikore i përshkruan veprat e tij si “një aliazh ndjesor, ku rrjedhin të alternuara meditimi, imagjinata, trazimi, brishtësia, thellësia e shpërthimi– si në një matricë muzikore që tërheq dhe përhumb ata që e ndjekin”.

Capture da

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura