Kreu i Federatës Serbe të Futbollit: Uroj që Shqipëria të mos kualifikohet

Oct 4, 2015 | 11:12
SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit ka deklaruar se do të jetë një surprizë e madhe nëse kuqezinjtë do të fitojnë të drejtën për të qenë në “Francë 2016″.

KaraxhixhSipas kreut të institucionit të futbollit në Serbi, ka garanci të plotë se do të jenë masat e duhura që të mos ketë incidente në këtë ndeshje.

“Armand Duka dhe Ilir Shulku më kanë garantuar në Maltë se nuk do të ndodhë asgjë. Kam marrë gjithashtu një letër nga ambasadori ynë në Shqipëri dhe më ka komunikuar se po merren të gjitha masat për të pasur një mbarëvajtje sa më të mirë të takimit.

Shqipëria luan një ndeshje historike dhe është shumë pranë kualifikimit. Unë uroj që të mos ndodhë diçka e tillë, edhe pse ne kemi mungesa dhe do ta kemi të vështirë për t’i ndalur. Do të ishte surprizë e madhe nëse ata do të shkonin në Francë”, ka deklaruar Tomislav Karaxhixh.

f

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura