KQZ e vendos/ Rezultati i zgjedhjeve parlamentare në KZAZ ku do implementohet votimi elektronik do të shpallet më 26 prill në orën 08:00

Apr 14, 2021 | 20:06
SHPËRNDAJE

Komisioni Rregullator ka vendosur se për KZAZ-n♪7 nr.40 ku do të implementohet votimi elektronik do të shpallet ne orën 08:00 të mengjesit të 26 prillit.

1618421634_ng-768x433

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme ku u votua me votë unanime, 5-0.

Ky propozim erdhi fillimisht nga anëtari Arnes Çela, por u mbështet edhe nga kryetarja, Ilirjana Nano. Sipas kësaj të fundit kjo fashë orare do i vinte në ndihmë KZAZ-ve që të menaxhojnë më mirë punën e tyre.

“Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ nr.40 mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi. Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët sigurojnë regjistrimin dhe transmetimin e pamjeve gjatë gjithë kohës në serverin e KQZ-së. KQZ-ja u mundëson subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre të shikojnë nga pajisjet e tyre pamjet e ambientit ku ruhen materialet zgjedhore”, thuhet në propozimin e ri që u miratua ditën e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura