Kosova shënon 159 raste të reja, ja sa qytetarë e fituan betejën me COVID-19

Oct 22, 2020 | 17:13
SHPËRNDAJE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ben me dije se ne 24 orët e fundit janë tesdtuar pozitivë 159 persona me COVID-19.  Shifrat e reja dalin pas testimit të 1,245 monstrave, që përbën shifrën më të lartë të testimeve të kryera brenda një dite në Kosovë, që prej fillimit të pandemisë.

koronavirus

Fatmirësisht ne 24-orët e fundit nuk është raportuar per asnje viktime. Numri i rasteve te reja ne te gjithe vendin qe nga fillimi i pandemise ka shkuar ne 17,422 raste.

Prej tyre, 657 pacientë kanë vdekur dhe 14,894 janë shëruar, ndersa raste aktive vazhdojnë të jenë 1,871.

Ndërkaq, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) njoftoi se në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalet rajonale janë të shtrirë 222 pacientë, ku 137 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.

Sipas raportit ditor të këtij Shërbimi, 139 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi, një është në gjendje më të rëndë dhe është vendosur në respirator, ndërkaq, 20 pacientë janë vendosur në makinën e frymëmarrjes së njohur me shkurtesën CPAP.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura