Kosova padit për terrorizëm 7 myslimanë, përfshirë 1 imam. 300 kosovarë në Siri

Mar 2, 2015 | 22:21
SHPËRNDAJE

Kosova ka paditur shtatë myslimanë shqiptarë për akuza terrorizmi, mbi planet për t’ju bashkuar në luftë Shtetit Islamik (ISIS) apo për rekrutim të luftëtarëve, thanë zyrtarët të hënën.

Kosova, foto ilustruese

Pesë të akuzuar “pranuan se do të shkonin në luftë në Siri dhe do të bashkohesin me grupin e shqiptarëve që luftojnë në anën e organizatës terroriste Isil”,- një tjetër emërtim për ISIS, tha zyra e prokurorit të Kosovës në një deklaratë, raporton AFP.

Dy të tjerë, duke përfshirë një imam, janë akuzuar për rekrutimin e luftëtarëve ose se u bënë “thirrje personave të tjerë për të kryer ose të marrë pjesë në kryerjen e akteve terroriste”, vijon deklarata.

Të dyshuarit u arrestuan veçmas në mesin e muajve qershor-tetor 2014.

Pesë të pandehur, përfshirë imamin, kanë mbetur në paraburgim, ndërsa një i dyshuar është në “arrest shtëpie” dhe një tjetër është “liruar me kusht”, mësohet sipas zëdhënësit të prokurorit.

Aktakuza ishte e fundit në një seri të përpjekjeve të autoriteteve në Kosovës për të ndjekur penalisht radikalët islamikë, rekrutuesit apo luftëtarët.

Ministria e Brendshme vlerëson se rreth 300 kosovarë i janë bashkuar ISIS-it në Siri dhe Irak. Gjysma e tyre janë ndjekur penalisht deri tani, sipas ministrit të Brendshëm Skënder Hyseni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura