Kosova një hap larg anëtarësimit në KiE, reagon ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Moment historik, dëshmi e përkushtimit ndaj vlerave evropiane

Apr 16, 2024 | 20:09
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani thotë se miratimi i Asamblesë Parlamentare për të pranuar Kosovën në KiE është një moment historik.

Hasani igli

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se ky është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.

Hapi tjetër thotë ministri Hasani, është Komiteti i Ministrave, ku do të jepet edhe vendimi përfundimtar.

“Një tjetër moment historik për Kosovën! Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj.

Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.

Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane.

Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave”, shkruan Ministri Hasani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura