Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës/ Berisha: Është një arritje historike, realizimi i një ëndrre fisnike

Apr 16, 2024 | 20:38
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila me shumicë votash votoi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

sali berisha

Berisha tha se kjo është një ngjarje historike për Kosovën dhe kombin.

Ai shtoi se kjo arritje historike është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionare të shpresës, dinjitetit, lirisë së individit dhe shoqërisë shqiptare.

Ju përshëndes me shumë mirënjohje, me shumë nderim, ju dhe oratorët tuaj.

Por sonte dua të përshëndes në emër tuaj dhe të PD, një ngjarje historike për Kosovën dhe kombin.

Sot, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës.

Për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Të dashur miq, kjo është një arritje historike, është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova.

Realizimi i një ëndrre të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe evropiane”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura