Kosova dështon përfundimisht të pranohet në INTERPOL, nuk mori dot 2/3 e votave

Nov 20, 2018 | 10:23
SHPËRNDAJE

I PËRDITËSUAR/ Kosova përfundimisht nuk do të jetë pjesë e INTERPOL-it. Edhe pas raundit të dytë të votimit vendi nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë.

Në raundin e parë 154 ende kanë votuar, prej tyre 76 ishin pro, 56 ishin kundër dhe 22 shtete kanë abstenuar.

Kosova për t’u anëtarësuar në INTERPOL kishte aplikuar tre herë, fillimisht në vitin 2010, më pas në vitin 2015 si dhe në vitin 2017 – ky i fundit u tërhoq me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

***

Një hap e ndan Kosovën nga INTERPOL-i, nisin punimet e asamblesë

Në Dubai po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të ITERPOL-it, ku pjesë e agjendës së sotme është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

895870-le-siege-d-interpol-a-lyon-le-6-mai-2010

Aktualisht kanë nisur punimet e mbldhjes së sotme, ku në rast të votimit pozitiv Kosova do të  shndërrohet anëtarin e 194-të në INTERPOL.

Vendit i duhen 2/3 e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e mekanizmit më të madh policor në botë. Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtarë, ndërsa diskutimet pritet të zjgasin rreth dy orë, njofton Klan Kosova.

Anëtarësimi në INTERPOL paraqet një arritje të lartë për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, me ç’rast vendi me i ri evropian do të bëhet pjesë e policisë ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, anëtarësimin potencial e vlerësoi si arritjen më të madhe pas Pavarësisë së Kosovës.

Ku rrugëtim i Kosovës u përcoll me kundërshtim të madh nga Serbia, e cila vazhdimisht kishte lobuar tek shtetet anëtare të mos e votojnë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, njofton Klan Kosova.

Vitin e kaluar Kosova ishte tërhqur nga aplikimi për anëtarësim në INTERPOL – ky vendim atë kohë ishte marrë nga kryeministri Ramush Haradinaj./Klan Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura