Koronavirusi/ Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, ja bilanci i 24 orëve

May 15, 2020 | 14:33
SHPËRNDAJE

Gjatë 24 orëve të fundit ne Maqedonine e Veriut nga 460 teste të realizuara  kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 gjithesej 17 raste. Sipas qyteteve: në Shkup janë regjistruar 3 raste të reja, në Kumanovë-2, Prilep-3, Tetovë-6, Veles-2 dhe Manastir-1

koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 të shëruar nga Covid-19. Sipas qyteteve: 7 raste janë shënuar në Shkup, 6 në Kumanovë, dy në Prilep dhe një në Veles.

Keshtu numri total i personave qe kane konstraktuar virusin Covid-19 llogaritet 1 740 persona, prej të cilëve 1 251 janë kuruar.

Brenda 24 orëve të fundit në Maqedonine e Veriut fatkeqësisht janë shënuar edhe dy viktima. Numri zyrtar i personave që kanë humbur betejën me Covid-19 tashmë ka shkuar në 97.

Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një 89 vjeçar, i pranuar në spital me 4 maj. ISHP gjatë ditës së sotme ka regjistruar edhe një viktimë, i cili ka ndërruar jetë me 13 maj në spitalin “8 shtatori”, ndërsa ishte pranuar në spital më 15 prill.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedonine e Veriut janë realizuar gjithsej 20 548 testime për Covid-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura