Koronavirusi/ Regjistrohen 9 viktima dhe 90 raste të reja në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Jun 22, 2020 | 15:58
SHPËRNDAJE

Vijon të mbetet i lartë numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 90 raste të reja pozitivë.

Prej tyre 36 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 4 nga Tetova, 8 nga Shtipi, 2 nga Velesi, 2 nga Manastiri, 13 nga Ohri, 1 nga Gostivari, 1 nga Krusheva, 2 nga Koçani, 1 nga Probishtipi, 2 nga Shën Nikolla dhe 6 nga Resnja.

koronavirus-maqedoni-696x435

Po ashtu 9 persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin total në 247. Numri i total i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 5196, prej të cilëve 1974 janë shëruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura