Kontrabandë me naftën, 4 të arrestuar në Fier. Bllokohen 2 subjekte tregtare

May 6, 2015 | 22:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Në vijim të Operacionit për “ Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve” , që ka nisur që para dy ditesh, gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 13 subjekte në, Berat , Kuçovë e Fier – Shegan.

Policia e Shtetit ben me dije se sot janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash 5 subjekte. Ndersa nga Tatimet u bllokuan 2 subjekte tregtimi karburantesh.

Sakaq, ne nje njoftim te meparshem, Policia njoftoi se katër persona janë vënë në pranga nga Sektori i Krimit Ekonomik Financiar në Fier, për kontrabande me karburantet.

Arrestimi i tyre është bërë në vijim të operacionit në fushën e hidrokarbureve, në bashkëpunim dhe me Doganën dhe Tatimet, pas kontrollit që u ushtrua ndaj 8 subjekteve. 

Në përfundim të operacionit u arrestuan në flagrancë për “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “fshehje të të ardhurave” dhe “mospagim të taksave e tatimeve”, shtetasit Armand Gremi, Andrea Tomori, Mihallaq Bubullima dhe Vezir Çepele.  

Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit A. I dhe Y. X. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura