Konsensusi për Reformën Zgjedhore/ Henri Çili: Sa herë ka pasur marrëveshje mes dy partive të mëdha…

Jan 16, 2020 | 22:40
SHPËRNDAJE

Analisti Henri Çili mendon se me marrëveshjen që u bë të martën për Reformën Zgjedhore, ka fituar interesi publik.

Kështu u shpreh ai në emisionin “Open” në “Top Channel” , ndërsa theksoi se gjithmonë pas marrëveshjeve të tilla, situata ekonomike dhe shoqërore ka shkuar më mirë në vend.

henri cili

‘Me marrëveshjen mes palëve ka fituar interesi publik. Sa herë ka pasur marrëveshje mes dy partive të mëdha situata ekonomike dhe shoqërore ka shkuar  më mirë në vend’- tha Çili.

Po kishte shenja për këtë marrëveshje?- e pyeti Eni Vasili.

‘Po, kishte shenja që nga vjeshta. Kishte ndalimin e protestave, zbutjen e qëndrimeve, përafrimi në rastin e fatkeqësisë natyrore’- tha Çili.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura