Konflikti i ashpër/ “Ne po luftojmë të shpëtojmë…”, Presidenti i Azerbajxhanit tregon kushtin: Ja kur mund të ndalet përleshja

Sep 30, 2020 | 18:36
SHPËRNDAJE

thumbs_b_c_1e141f27538ea23073c5511779344c5a

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi se pikat strategjike në Karabak janë çliruar nga pushtimi dhe se kushti i vetëm i vendit të tij për ndalimin e përplasjeve është tërheqja e ushtrisë armene.

Aliyev vizitoi në një spital ushtarët azerbajxhanas të cilët u plagosën si rezultat i sulmeve nga Armenia.

Duke folur gjatë vizitës, Aliyev tha se Azerbajxhani po lufton për territorin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Çfarë bëjnë ushtarët armenë në territorin e Azerbajxhanit? […] Ne po luftojmë në tokën tonë. Ushtarët tanë martirizohen në tokën e tyre. Ne po shpëtojmë tokat tona”, theksoi Aliyev.

armeni

Duke njoftuar se ushtria azerbajxhanase ka kryer një operacion të suksesshëm gjatë konfliktit të vazhdueshëm në Karabak, Aliyev tha se vendi ka çliruar “kodrat strategjike nga pushtuesit”, disa vendbanime nga pushtimi dhe kanë hyrë në këto vende pas një periudhe të gjatë.

“Ne hapëm flamurin tonë në këto troje. Askush nuk mund të na nxjerrë më nga këto troje”, tha ai.

Aliyev tha se Azerbajxhani nuk ka problem me popullin armen, por shtoi se Armenia duhet t’i japë fund politikës së pushtimit.

“Kushti i vetëm i Azerbajxhanit është tërheqja e ushtrisë armene. Nëse tërhiqet, përleshjet ndalen. Megjithatë, unë kam thënë se nëse kjo çështje nuk zgjidhet me negociata, atëherë Azerbajxhani ka të drejtë për zgjidhje me mjete ushtarake. Këtë të drejtë na e jep populli azerbajxhanas dhe ligji ndërkombëtar”, deklaroi Aliyev.

Aliyev po ashtu falënderoi Turqinë për mbështetjen e dhënë gjatë këtij procesi.

Përleshjet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë filluan kur forcat armane të dielën në mëngjes kryen sulme të reja mbi pozita dhe vendbanime azerbajxhanase, ndërsa forcat azerbajxhanase iu kundërpërgjigjen sulmeve.

Nga viti 1991, ushtria armene ilegalisht pushtoi Malësinë e Karakabut, që është territor i njohur ndërkombëtarish i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese armene nga Malësia e Karabakut dhe nga shtatë rajone tjera të okupuara azerbajxhanase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura