Konferenca e Donatorëve, ja shuma që jep SHBA dhe Katari për pasojat e tërmetit në Shqipëri

Feb 17, 2020 | 17:56
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin një shumë në total prej 5 milionë dollarësh për Shqipërinë, ku një pjesë do të shkojë për transparencën.

shbva

Matthew Palmer kujtojë miqësinë midis Shqipërisë dhe SHBA-ve që nis një shekull më parë.

Palmer: “Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë teksa Shqipëria do të përballen me sfidën e rindërtimin. SHBA kanë dhuruar 800 mijë dollarë. Në fazën e reagimit inxhinierët tanë bënë vlerësimin e dëmeve. Në këtë proces, ne mundëm të menaxhojmë fondet në mënyrë transparente. Qeveria amerikane do të japë 3.9 milion dollarë qeverisë së Shqipërisë në mënyrë transparente

Këto fonde do të mund të ndihmojë akademinë e transparencës. Gjithashtu, 800 mijë dollarë për monumentet në Durrës dhe në Prezë dhe në fund do të japim 60 mijë dollarë për kryqin e kuq, që do të rrisë dhe harmonizojë reagimet në të ardhmet”.

Pra, shuma në total e SHBA-ve për Shqipërinë është 5 milion dollarë.

Nga ana tjetër, Katari 5 milion dollarë.

katari

“Më lejoni së pari të shpreh ngushëllimet tona për popullin shqiptar. Në emër të Katarit na lejoni të falënderojmë Bashkimin Evropian. Shteti i Katarit nisi me dhurimin e 500 mijë dollarëve. Katari do të japë 5 milion dollarësh amerikan që Shteti i Katarit do t’i japë Shqipërisë për të rindërtuar zonat e prekura. Së fundmi, do të doja të theksoja edhe një herë ngushëllimet e sinqerta dhe të falënderoj organizatorët e kësaj konference”, tha përfaqësuesja e Katarit në Konferencë.

Nga ana tjetër, Zvicra do të japë 11 milion euro grante, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhuruar plot 70 milionë euro.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura