Kompania e tij fitoi tenderin 5 mln euro/ Ministri kosovar bëhet meme: Nuk kam asnjë funksion, thjesht jam pronar

Oct 29, 2020 | 23:35
SHPËRNDAJE

Kompania Hidroterm, me 100% kapital i Ministrit të Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi, fiton tenderin rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit ‘Nëna dhe fëmija’, Prizren.

123270487_1682628211895489_5168624334644682917_n

I ftuar në një emision televiziv në Prishtinë, ministri tha midis të tjerash: “Nuk kam asnjë funksion në kompaninë time, jam vetëm pronar”. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të bëhen masive ironitë.

Kuçi tha gjithashtu se “nuk kam pasur asnjë ndikim në tenderin e fituar nga kompania ime”.

Ai madje u detyrua të braktisë studion e emisionit televiziv.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura