Komisioni Hetimor për të dhënat e ‘TIMS’- Salianji paralajmëron socialistët: Do të përballeni me kallëzim penal! E keni detyrim të firmosni kërkesat për informacion

Apr 16, 2024 | 12:53
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka dalë në një konferencë për media, ku ka paralajmëruar kolegët socialistë se do t’i padisë për shpërdorim detyre, nëse nuk firmosin dhe depozitojnë kërkesat e informacion, drejtuar institucioneve.

Ervin Salianji-kryetar-komision-hetimi-Parlamenti-Kuvendi-toni-gogu-opozita-maxhoranca (4)

Salianji u shpreh se e administrata e Kuvendit dhe përfaqësuesit politikë kanë detyrim të firmosin dhe të depozitojnë kërkesat e tyre për informacion.

“PS kërkon që ne të mos bëjmë kërkesa për informacion, madje t’i korrektojë kërkesat.

Aktet janë të miratuara dhe administrata e Kuvendit dhe përfaqësuesit politikë kanë detyrim të firmosin dhe të depozitojnë kërkesat tona për informacion, dhe të përgjigjen brenda 5 ditëve, ose do të përballen me kallëzim penal për shpërdorim detyrë.

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për të dhënat e qytetarëve shqiptarë, por edhe për të huajt, të dhëna policore apo sensitive.

Ky komision hetimor duhet t’i shkojë deri në fund hetimit”, tha deputeti demokrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura