Komente seksiste për fitueset e medaljeve, si u ulen meritat

Aug 17, 2016 | 10:30
SHPËRNDAJE

“Gratë nuk e duan sportin”, “Gratë ua dedikojnë arritjet e tyre bashkëshortëve”, “Gratë nuk janë thjesht ‘gruaja e…’”. Gjatë garave sportive të nivelit të lartë, shprehje seksiste shpëtojnë prej buzëve ose lapsit të atyre që komentojnë. Gjatë Lojërave Olimpike të Rios, atletet nuk janë kursyer aspak. Më poshtë janë disa nga rastet e hasura gjatë këtij edicioni:

Qitësja amerikane, Corey Cogdell Unrein
Qitësja amerikane, Corey Cogdell Unrein

1 – Gratë nuk janë të interesuara për sportin

Ndodh që shprehjet seksiste të vijnë që përpara se të nisin garat! Kur NBC u kritikua për shkak të ritransmetimit me vonesë të disa garave si not apo gjimnastikë, rrjeti amerikan u justifikua në këtë mënyrë: “Njerëzit që shikojnë LO nuk janë në veçanti fansa të sportit. Gratë i shohin më shumë lojërat se burrat. Ato janë më pak të interesuara për rezultatet”, ka deklaruar zëdhënësi i NBC për “Daily Mail” përpara se të krahasonte Lojërat Olimpike me “reality show”-t.

2 – Është “bashkëshortja e…”

Një tjetër disiplinë dhe një tjetër koment seksit. Corey Cogdell-Unrein ka fituar të dielën, më 7 gusht, medaljen e bronzit në qitje. “Chicago Tribune” ka dhënë lajmin në faqen e internetit. Në titullin e artikullit, gazeta shkruan: “Corey Cogdell, bashkëshortja e mbrojtësit të ‘Bears’, Mitch Unrein, fiton medaljen e bronztë në Rio”. Sipas sajtit feminist “Jezebel”, edhe brenda artikullit gazeta nuk jep asnjë informacion rreth të shkuarës së saj si sportiste (ka shkëlqyer në Lojërat e vitit 2008), as për disiplinën që ajo ushtron, por ka treguar për marrëdhënien e saj dashurore me futbollistin.

3 – Fituese falë një burri

Notarja hungareze, Katinka Hosszú, është një gjigante në fushën e saj. Ajo mban shumë rekorde botërore dhe kombëtare, dhe tashmë ka fituar dy medalje ari që prej hapjes së Lojërave të Rios. Pas kësaj, një prej komentatorëve të rrjetit amerikan NBC, Dan Hicks, ia ka atribuuar fitoren e saj… të shoqit. Shane Tusup është pa dyshim trajneri i notares, por komentatori nuk ka hezituar të thotë se ai është “arsyeja e fitoreve të saj”. “Ai e ka transformuar në një peshkaqen në pishinë”, ka shtuar Dan Hicks në “Hollywood Reporter”.

4 – Gratë mbeten “vajza”

Fjalët fshikullohen edhe atëherë kur bëhet fjalë për të zgjedhur një fjalë të mirë. Kështu, kampionët janë “burra”, kurse koleget e tyre femra përfshihen te “vajza”. Dëgjohet të flitet për “ekipin e çiklizmit të vajzave”, në një kohë që notarja amerikane Missy Franklin, fituese e katër medaljeve të arta në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012 është cilësuar si “vajza entuziaste”.

5-1 grua = 1 Pikatchu?

Franca nuk mbetet më pas. Ndoshta e frymëzuar nga çmenduria “Pokémon Go”, rrjeti televiziv “France 2”, e ka cilësuar ekipin femëror japonez të gjimnastikës “Petits mangas” dhe “Pikatchu”. Një poemë e vërtetë. Të tjera perla priten deri më 21 gusht, datën e mbylljes së Lojërave Olimpike të Rios.

Nadia Comãneci, e para me notën 10

nadia-comaneci

Në vitin 1976 në Montreal, rumunia Nadia Comãneci do të kthehej në “fëmijën” e dashur të publikut me 5 medaljet e saj, prej të cilave 3 të arta, një në argjend dhe një bronz. Ajo është gjimnastja e parë në botë që ka merituar notën 10, ndërsa ishte vetëm 14 vjeçe. Ajo do të ripërsëriste fitoren e saj katër vjet më pas në Moskë.

Nawal El Moutawakil, e para myslimane me medalje

nawal-el-moutawakil

Në të njëjtin vit, 1976, Nawal El Moutawakil, marokenia 22-vjeçare do të hynte në histori si e para femër arabe, afrikane dhe myslimane që fiton një medalje të artë në Lojërat Olimpike, duke lënë pas rekordin e Afrikës në 400 metra, me 54 sekonda e 61 të qindtat.

Jeannie Longo, kampionia e çiklizmit femëror

jeannie-longo

Dekania e çiklizmit francez mban rekordin më të lakmueshëm të çiklizmit femëror. Medalja e artë në Atlanta 1996, Jeannie Longo ka rrëmbyer edhe tri medalje të tjera olimpike përgjatë 7 pjesëmarrjeve në Lojërat pas 1984. Kampione e Francës për herë të parë në vitin 1979, ajo mban në total 59 tituj kombëtarë dhe 13 botërorë, duke pasur kështu një karrierë të pakrahasueshme.

“Madame”-”Le Figaro”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura