Kombëtarja e volejbollit në Ballkaniadën e 1981

Nov 4, 2015 | 9:30
SHPËRNDAJE

Trajneri i ekipit të volejbollit Di namo për femra, Kreshnik Tar tari, vazhdimisht shpërndan në profilin e tij në Facebook copëza kujtimesh nga ndeshjet e shkuara e periudha kur ekipi i Dinamos ishte në kohët e tij të arta.

ekipi
Sukses që ende sot nuk është zbehur e që të gjithë, sportdashës ose jo, e kujtojnë me nostalgji. E fundit, ka qenë kjo foto që komentueset, vetë pjesëmarrëse në fotografi, e konsiderojnë si të rrallë; ca sepse secila ka marrë rrjedhën e saj të jetës e i ka humbur kujtimet e dokumentuara rrugës, ca sepse prej nostalgjisë, kanë mbetur pak, gjithnjë në ato vite.

Fotografia që shohim është shkrepur gjatë Ballkaniadës së vitit 1981, në Korinth të Gjermanisë, ku ekipi kombëtar është vlerësuar me medalje argjendi. Në këtë ndeshje, Mimoza Ibrahimi, është shpallur pasuesja më e mirë. Trajneri vë një falënderim të posaçëm për qytetin e Korçës që u ka krijuar kushte shumë të mira për t’u stërvitur vajzave.

Në fotografi, ulur nga e djathta: Mimoza Ibrahimi, Agi Bubuli, Çiljeta Toska, Jorgjeta Qirici, Eva Duni, Brunilda Tasho. Në këmbë: Altrime Boshnjaku (trajnere), Ira Kurti, Silva Turdiu, Emanuelja Axhani, Emona Gripshi, Lavdie Akrama, Kreshnik Tartari (trajner). Siç koha ka treguar, ende nuk ka ardhur një ekip i ngjashëm me atë të vajzave dikur, treguar kjo edhe nga rezultatet e arritura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura