Gjykata e Bosnjës liron ish-komandantin e dyshuar për krime lufte

Oct 9, 2017 | 14:21
SHPËRNDAJE

Një gjykatë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka liruar nga akuzat, Naser Oric, komandantin e forcave myslimane të Bosnjën në Srebrenicë, gjatë konfliktit të viteve 90.

Gjykata shtetërore për krime të luftës në Sarajevë, ka liruar Oricun, nga akuzat për vrasjen e tre të burgosurve serbë në zonën e Srebrenicës, në vitin 1992.

Edhe një ushtarë tjetër boshnjak, Saabahudin Muhic, po ashtu është shpallur i pafajshëm.

“I akuzuari Naser Oric dhe Sagahudin Muhic, janë liruar nga akuzat për shkelje të dispozitave të Konventës së Gjenevës”, ka thënë gjykatësja, Saban Maksumic.

Të afërmit e viktimave serbe kanë dalur nga salla e gjyqit në shenjë proteste ndaj vendimit.

Komandanti mysliman kriminel lufte? Pritet vendimi i gjykatës

Një gjykatë shtetërore në Bosnjë dhe Hercegovinë, do të marrë vendim nëse komandanti i luftës, Naser Oric, është kriminel lufte.

oric

Oric, 50 vjeç, është i akuzuar për krime të luftës kundër tre serbve të burgosur, të vrarë në zonën e Srebrenicës, në vitin 1992.

Tribunali ndërkombëtar për krime të luftës për ish-Jugosllavi në Hagë (ICTY) e kishte dënuar Oric-un, me dy vjet burgim në vitin 2006, për mos parandalimin e vrasjeve dhe trajtimeve jo njerëzore të serbëve të burgosur.

Në vitin 2014, Beogradi kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar rreth vrasjes së nëntë civilëve serbë, afër Srebrenicës.

Oric, u arrestua në Zvicër në vitin 2015, nën urdhërin e lëshuar nga Serbia dhe u ekstradua në Bosnje për t’u përballur me gjyqin. REl

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura