Koliçi shfaqet në Korçë, Flamurtari dhe Apollon e presin

Jul 21, 2018 | 18:33
SHPËRNDAJE

Ish-portieri i Kukësit, Enea Koliçi është një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës. Flamurtari i Vlorës dhe Apollon Smirnis ishin dy pistat e mundshme, ndërkohë që gardiani pogradecar është shfaqur çuditërisht në Korçë.

enea

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë disa foto, ku Koliçi shfaqet i ulur në tribunën e stadiumit “Skënderbeu” duke ndjekur miqësoren mes korçarëve dhe Teutës së Bledi Shkëmbit.

Kolici

Dyshimet janë për një akord mes tij dhe Skënderbeut, gjithsesi asgjë nuk është konfirmuar. Në orët e ardhshme pritet të mësohet dhe arsyeja e prezencës së Enea Koliçit në stadiumin e Korçës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura