Kolegjet “Mehmet Akif” dhe “Hasan Riza Pasha” pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare “Genius” në SHBA

SHPËRNDAJE

Nxënësit e kolegjeve “Mehmet Akif” dhe “Hasan Riza Pasha” vijojnë traditën e shkëlqyer të shkollës me pjesëmarrje në olimpiada ndërkombëtare.

Me një përvojë 26-vjeçare në sistemin arsimor shqiptar edhe këtë vit këto kolegje do të konkurojnë mes shkollave më të përzgjedhura. Krahas mësimdhënies me metoda dhe kushte bashkëkohore, shkolla u siguron nxënësve edhe mundësi të mëdha për konkurimin në Olimpiada dhe Konkurse Ndërkombëtare, në të cilat kanë pasur pjesëmarrje të vazhdueshme ndër vite.

reklama

reklamaKonkurset Ndërkombëtare janë një platformë e fuqishme që evidenton nxënësit e talentuar në profile të ndryshme si shkencë, art, robotikë e më gjerë.

“GENIUS Olympiad” është konkurs ndërkombëtar me projekte të përgatitura nga nxënës të shkollave të mesme dhe që kanë në fokus çështje në lidhje me mjedisin. Ky konkurs zhvillohet në Oswego, New York, USA dhe përzgjedh talente në mbarë botën si dhe ofron bursa të larta për nxënësit më të mirë. Kolegji “Mehmet Akif” (djem) prezantohet në “GENIUS Olympiad” me një projekt në lëndën e biologjisë të përgatitur nga dy nxënësit e klasave të 11-ta Daniel Avdiu dhe Arbër Doçi. Nxënëset e Kolegjit “Hasan Riza Pasha”, Elma Dema do të konkurojë në “GENIUS” në kategorinë e Writing, ndërsa Dea Ademi dhe Niada Barbullushi konkurojnë me projektin në kategorinë Science.

“Google Science Fair” është një tjetër Olimpiadë Ndërkombëtare e cila organizohet nga Google Company. Gjashtë nxënës nga Kolegji “Mehmet Akif” (djem) do të konkurojnë me dy projekte. Me anë të kësaj olimpiade, kompania Google do të përzgjedhë 5 projektet më të mira globale.

“Owlypia Global” është një konkursi në të cilin Kolegji “Mehmet Akif” (vajza) do të përfaqësohet nga 14 nxënëse në Universitetin e Harvard-it në Boston, USA, si edhe në Universtetin Cambridge në Angli. Kjo performancë vjen pas një pune shumë intensive që u vlerësua me marrjen e kupës dhe shumë çmimeve në dy roundet, Owlypia Local dhe Owlypia Online.

“The World Scholar’s Cup” është një tjetër sukses për nxënëset e kolegjit   “Mehmet Akif” (vajza)

The World Scholar’s Cup ishte eventi që u organizua mё 23 dhe 24 Prill nё Shkup, njё konkurs akademik ndёrkombёtar pёr nxёnёsit e shkollave 9-vjeçare dhe tё mesme.

Nxёnёset Adelajda Belba, Adriana Lamaj, Griselda Ramadani, Alessia Çerma, Eni Naska, Marsela Malaj, Anisa Meta, Oldea Mamo, Iva Ago, Bukurida Shqezi, Era Alcani, Sonila Shqezi u kthyen nga Shkupi me 18 medalje ari, 22 argjendi dhe njё trofe. Konkursi pёrfshin disa kategori si: njohuri nga arti, letërsia, historia, sociologjia, shkencat natyrore, ese dhe debate. Pёrveç njohurive nё fushat e lartpёrmendura nxёnёsit u vlerёsuan edhe pёr aftёsitё komunikuese, kreativitetin, bashkёpunimin dhe tё menduarit kritik. Tё gjitha vajzat u kualifikuan pёr nё raundin global qё do tё zhvillohet nё Pekin, Sidnej, Amsterdam, Manila, Astana dhe Durban, ku marrin pjesё nxënësit mё tё mirё nga 70 shtete tё ndryshme tё botёs dhe festohet tё mёsuarit si njё qytetar global.

Olimpiada “UNIPO” është një tjetër olimpiadë, në të cilën dy nxënës të klasave të 10-a, Regis Gashi dhe Klaudio Bajraktari nga Kolegji “Mehmet Akif” (djem), kanë aplikuar për të marrë pjesë. “UNIPO” është olimpiadë e një formati online ku projektet e përgatitura dhe regjistrimet e tyre filmike i nënshtrohen gjykimit të një paneli shkencëtarësh, të cilët gjykojnë vlefshmërinë dhe inovacionin që paraqet projekti konkurues.

Në muajin Mars nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” (djem) Olti Shehu, Daniel Avdiu dhe Juliano Dauti pas një konkurimi online, ku iu nënshtruan një provimi hyrës dhe u paraqitën para panelit gjykues të profesorëve të Universitetit me anë të një videoje prezantuese të profilit të tyre, u përzgjodhën suksesshëm në konkursin e organizuar nga American University of Bulgaria, në Bullgari, një konkurs 3-ditor nga i cili u rankuan si fitues.

Pjesëmarrja e gjerë e nxënësve të kësaj shkolle në konkurse ndërkombëtare është tregues i punës së madhe e të palodhur që nxënësit bëjnë çdo ditë nën udhëheqjen e stafit akademik, të përkushtuar tërësisht ndaj tyre.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.