Kodi Zgjedhor/ Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit Meta

Oct 27, 2020 | 14:49
SHPËRNDAJE

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

ligjet manja komision

Pas një debati për më shumë se 2 orë, ndodhi ashtu siç paralajmëroi edhe kryeministri Edi Rama.

15 prej 17 anëtarëve votuan kundër dekretit ndërsa vetëm dy prej tyre 2 pro, deputetët e opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi dhe Korab Lita.

Partia Socialiste duket e vendosur për të lënë në fuqi kodin aktual i miratuar në fillim të tetorit.

Drejtues të një sërë institucionesh në BE i kanë mazhorancës që të marrë parasysh opinionin që do të japë Komisioni i Venecias.

Kuvendi nuk do presë Venecian

Kryeministri Rama deklaroi prerazi se Kuvendi nuk do të presë asnjë sekondë për rivotimin e Kodit Zgjedhor.

Madje nënvizoi se këtë qëndrim ia ka bërë të qartë edhe komisionerit, Oliver Varhelyi.

Edi Rama: E kam sqaruar dhe komisionierin në një bisedë që kemi pasur që Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë për arsye se ne kemi zgjedhjet me 25 prill dhe nuk ka asnjë mundësi të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta i cili nuk ka qëllim trë përmirësojë Kodin Zgjedhor por ka qëllim të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist anti-shumicë dhe anti-parlament këtë proces.

Komisioni i Venecias është patjetër i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet, ai opinion do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe duke pasur parasysh kohën që kemi në dispozicion, do të mbetet për tu adresuar çfarëdo çështje që mund të dalë përtej 25 prillit.

Nuk kemi kohë për të humbur dhe nuk mund të hyjmë në asnjë aventurë, e përsëris, sepse strukturat e reja të administrimit zgjedhor e kanë nisur punën dhe kanë nevojë të kenë të shkruar e zeza mbi të bardhë ligjin zgjedhor, implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet.

Mos harrojmë se është marrë dhe një angazhim për identifikimin biometrik, koha është jashtëzakonisht e ngushtë për të mos thënë e  pamundur por ne nuk kemi asnjë arsye që të mos e refuzojmë në sekondën e parë që kalon afati i procedurës Ilir Metën me të gjithë këtë përpjekje, që është tashmë një përpjekje botërisht e identifikuar si përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe të një lideri absolut të një partie të degraduar.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura