Kobina kalon dëmtimin, Ze Maria ka një balotazh për takimin ndaj Skënderbeut

Sep 22, 2018 | 13:04
SHPËRNDAJE

Sedat Berisha apo Vinsent Atinga? Cili nga dy qendërmbrojtësit do të do të jetë titullar sot në Korçë? Në momentin kur mendohej se Ze Maria kishte zgjedhur 11-shen, vjen dyshimi. Trajneri i Tiranës është në mëdyshje se cili nga dy shtatlartët do të jetë në fushë në sfidën e orës 18:45.

Capture

Dje dyshja është provuar disa herë dhe deri në fund mund të jetë surprizë se cili do të luajë nga minuta e parë në krah të Marvin Turtullit. Në këtë sfidë do të mungojë Erjon Hoxhallari, i penalizuar nga kartoni i kuq i marrë në sfidën me Luftëtarin. E mira e Hoxhallarit është se rikthehet në derbi. Gjithsesi, Ze Maria duket se ka gjetur zëvendësuesin. Bëhet fjalë për Eni Imamin, i cili do të luajë majtas, ashtu siç bëri nga minuta e 55-të në sfidën me Luftëtarin. Për sa i përket pjesës tjetër të ekipit, ajo do të jetë e njëjtë si në sfidën me Luftëtarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura