KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandës Sali Hasa, akuzohet për korrupsion

Jul 17, 2023 | 12:33
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj magjistratit Sali Hasa, raporton News24. 

SALI-HASA-PROKUROR-1

Po ashtu i është pezulluar edhe përfitimi i pagës 50%, deri ne marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata.

Sipas dosjes, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura