“KLP duhet të reagojë edhe ndaj Asamblesë së PS-së kur del Rama dhe…”- Ish-prokurori Eugen Beci: Duhet të jetë e baraslarguar nga politika

Apr 16, 2024 | 21:52
SHPËRNDAJE

Ish-prokurori Eugen Beci thotë se KLP duhet të reagojë edhe ndaj sulmeve të kryeministrit Rama në drejtim të prokurorëve.

beci

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Beci u ndal tek reagimi KLP ndaj deklaratave të Ilir Metës për kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thene se Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të jetë i baraslarguar nga politika.

“KLP-ja të njëjtin reagim duhet të bëjë kur ka Asamblenë Partia Socialiste dhe kur kryetari i mazhorancës del dhe sulmon dhe intimidon prokurorët e prokurorive të Tiranës. Të njëjtën mbrojtje duhet të bëjë KLP-ja për të qenë e baraslarguar nga pikëpamja politike.

Pjesa e Metës për të argumentuar dhe për të dhënë si politikan që ka qenë pjesë e reformës është normale me argumente dhe procedurë. Është më normale të thotë që këto çështje janë çështje që ai edhe i ka cituar, janë çështje që nënkuptojnë përkatësinë politike, mbajtjen e krahut politik nga SPAK.

Kemi procedura të cilat janë shkelur në kundërshtim me Kushtetutën dhe procesin penal dhe atëherë do të hynim në një vijë normale argumenti por kur shtohet me epitete, sigurisht që nuk realizohen mirë. Është forma gabimi”, tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura