Klinton në Tiranë, ‘blindohet’ kryeqyteti

Nov 1, 2012 | 11:36
SHPËRNDAJE

Kryeqyteti eshte gdhire i blinduar nga masat e sigurise. Policia ka dhenë dje disa detaje lidhur me kufizimin e trafikut, duke kërkuar edhe mirëkuptimin e qytetarëve.

Ja dhe masat kufizuese në drejtim të lëvizjes dhe parkimit të automjeteve në disa akse rrugore;

Nga ora 22:00 e datës 31.10.2012 deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të ndalohet parkimi dhe ndalimi i automjeteve në këto akse rrugore.
– Rinas – Qafë Kashar;
– Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës;
– Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta;
– Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti;
– Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit;
– Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave;
– Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton;
– Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush;
– Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.

2. Nga ora 10:00 të datës 01.11.2012 deri në orën 17.00’ të kësaj date do të këtë ndalim të qarkullimit të automjeteve në akset rrugore të mëposhtme:
– Rinas – Qafë Kashar;
– Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës;
– Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta;
– Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti;
– Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit;
– Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave;
– Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton;
– Bulevardi Dëshmoret e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush;
– Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.

3. Nga ora 10:00 deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të këtë kufizime të ndalimit si dhe të parkimit të automjeteve në akset rrugore:
– Bulevardi Dëshmorët e Kombit-Sheshi Skënderbej;
– Rruga e Durrësit deri tek Rreth Rrotullimi i Doganës.

“Policia e Kryeqytetit shpreh besimin në mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre kufizimeve të domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës shumë të rëndësishme të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.”- theskon njoftimi i policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura