Kishte me vete sende që nuk lejohen, policia nxjerr nga stadiumi këngëtarin e njohur shqiptar (Video)

Nov 18, 2019 | 17:48
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e kaluar këngëtari Noga është përballur me një situatë të pakëndshme.

Teksa ishte duke u futur për në stadiumin “Fadil Vokrri” për të parë ndeshjen Kosovë-Angli, ai ka pasur një incident me policinë.

Policët kanë dashur t’i bëjnë kontrollin rutinë në derën e jashtme, këngëtari ka refuzuar.

Më pas policia ka vënë re se ai kishte me vete sende që nuk lejohen në një ndeshje futbolli.

Në video shihet se Noga është larguar me forcë nga policia. /indeksonline

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura