Këshillimi i karrierës, “Luarasi” takon maturantët

Feb 27, 2019 | 9:01
SHPËRNDAJE

I akredituar maksimalisht si një ndër katër institucionet e larta më të mira në vend, universiteti “Luarasi” është opsioni i parë i maturantëve për të ndjekur studimet e larta.

Rektori dhe stafi akademik, në takimin me maturantët e “Sami Frashërit”
Rektori dhe stafi akademik, në takimin me maturantët e “Sami Frashërit”

Kur kanë mbetur vetëm pak muaj larg plotësimit të formularit të aplikimeve në universitete, stafi akademik i “Luarasit” ka nisur turin e takimeve me maturantët në gjimnazet e kryeqytetit, duke prezantuar ofertën e tij akademike dhe duke u ardhur kështu në ndihmë studentëve për të bërë zgjedhjen e duhur.

I shoqëruar nga pedagogë, nga më të mirët në vend, rektori, prof.dr. Et’hem Ruka iu kërkoi të rinjve që përpara se të hedhin hapin, të shqyrtojnë mirë alternativat, bazuar në treguesit për një arsim cilësor. Sipas tij, dallimin, pa dyshim, e bën akreditimi nga agjencia britanike e sigurimit të cilësisë.

“Ditët e Informimit të Maturantëve”, stenda e “Luarasit”
“Ditët e Informimit të Maturantëve”, stenda e “Luarasit”

“Të gjithë flasin për universitetin e tyre si më i miri dhe vihet shpesh në dyshim se cili është vërtet i tillë. Kështu ishte situata deri para dy vitesh, kur u bë akreditimi që vlerësoi gjithë universitetet. Përpos dëshirës për t’ju pasur të gjithëve në ‘Luaras’, broshura e rankimit të universiteteve ju ndihmon të bëni zgjedhjen e duhur, bazuar mbi cilësinë. Kjo është në dorën tuaj, por ju duhet të dini para se të bëni këtë rankimin e universiteteve. ‘Luarasi’ të jep një diplomë që ka besueshmëri dhe kjo e dallon atë nga universitetet e tjera. Mbi 80% e atyre që diplomohen, gjejnë punë gati 6 muaj pasi mbarojnë shkollën. Numri i studentëve te ne çdo vit vjen duke u rritur”.

Edhe për maturantët e “Sami Frashërit” e “Qemal Stafës”, emri “Luarasi” nuk është i panjohur. Me referencat më të mira, të rinjtë thonë se do ta listojnë në dhjetë preferencat e studimit. “Dëshiroj të vazhdoj për Menaxhim Biznesi. Universiteti “Luarasi” është një ndër opsionet më të mira në listën time. Kam pasur edhe mikesha që kanë studiuar në këtë shkollë dhe më kanë thënë që përveç pedagogëve, mundësisë për bursë dhe shkollim jashtë shtetit janë shumë të larta”.

Përveç takimeve të drejtpërdrejta me gjimnazistët, për të tretën ditë, “Luarasi” është pjesë e aktivitetit të organizuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale, “Ditët e Informimit të Maturantëve”, që zhvillohet deri në datën 2 mars në Qendrën Rinore Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura