Debate në Kuvend/ Noka: Shqipëria qeveriset nga mafia! I përgjigjet Spiropali: Nuk e dëgjoj dot valëvitjen e flamujve të disfatave tuaja! Flamur, Shekspiri ka një ngushëllim për ju…

Apr 29, 2024 | 18:10
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka deklaroi se Shqipëria qeveriset nga mafia. Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se “nuk ka aktrim që shpëton Ramën dhe Veliajn në situatën që ndodhen”.

Flamur Noka: Elisa Spiropali sillet si aktore. Spiropoali bën vetëm aktrim. Nuk ka aktrim që shpëton Ramën dhe Veliajn në situatën që ndodhen. Rama dhe Veliaj janë të përfshirë në korrupsion dhe në krim. Opozita ka bërë me dije se në Shqipëri qeveris mafia. Këtë kanë nisur ta thonë mediat ndërkombëtare.

Po thonë mediat e huaja që mafiet janë në pushtet. Veliaj me deklaratat e tij varrosi reformën në drejtësi. SPAK duhet ta pyesë Veliajn se ku shkuan 130 milionë euro të inceneratorit të Tiranës? Dokumentet e akuzojnë Veliajn si kreun e një organizate kriminale. Prokuroria ka dy rrugë ose të rrëzojë dosjen e Altin Dumanit ose të arrestojë Erion Veliajn. Duhet arrestuar, sepse ka falsifikuar edhe firmën e Këshillit Bashkiak.

Nga ana tjetër ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlament, Elisa Spiropali iu përgjigj akuzave në Parlament të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Elisa Spiropali: Kam një problem se nuk e dëgjoj dot valëvitjen e flamujve të disfatave tuaja elektorale por edhe ato që thotë Flamuri më të svjerdhura edhe ato gënjeshtrat e  opozitës dhe më të pavlera sa edhe vetë kusuri elektoral që do marrin.

Meqë përmende teatrin, dua të them se perdja e Makbethit të tij ka rënë. Për ata që shohin me sytë e të tjerëve nuk shohin që shfaqja ka mbarur. Shekspiri ka një ngushëllim për ju Flamur; s’ka natë që s’ka të gdhirë sado qoftë e gjatë. Kështu që duroni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura