Këshilli i ri Bashkiak në Tiranë, 42-19 për të majtën. Lista me emrat e PS, PD dhe LSI

Jun 25, 2015 | 15:02
SHPËRNDAJE

Kur kanë mbetur edhe 35 kuti për t’u numëruar në Bashkinë e Tiranës, maxhoranca ka marrë 42 këshilltarë, ndërsa opozita 19. Partia Socialiste merr 25 këshilltarë, Lëvizja Socialiste për Integrim 13 dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet tre këshilltarë.

Gjate numerimit te votave

Me një këshilltare do të përfaqësohet Fryma e Re Demokratike, Mirela Bogdanin. Ndërsa nga e djathta, Partia Demokratike merr 17 këshilltarë dhe nga një këshilltar Partia Republikane dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar.

Koalicioni i maxhorancës, Aleanca për Shqipërinë Europiane ka grumbulluar 188.675 vota përkundrejt 86.361 votave që ka marrë e djathta. Rritjen më të madhe në këto zgjedhje në Bashkinë e Tiranës e ka Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka marrë 52.115 vota ose 18.40% kundrejt 21.267 votave ose 8,57% që kishte marrë në 2011.


Lëvizja Socialiste për Integrim kishte në Këshillin Bashkiak të Tiranës 6 anëtarë, ndërsa ka marrë më shumë se dyfishin, 13 këshilltarë. Rritje në këto zgjedhje ka pasur dhe PDIU, e cila do të ketë 3 këshilltarë, nga dy që kishte në këshillin e vjetër.

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës hyn edhe FRD, e cila në 2011 nuk ishte krijuar ende. Partia Demokratike ka marrë 74.118 vota ose 26.17%, ndërsa merr dy këshilltarë më pak, nga 19 që kishte në këshillin e fundit bashkiak, do të ketë 17, kur duhen edhe 35 kuti për t’u numëruar.

Partia Republikane e mban një këshilltar në Bashkinë e Tiranës, ndërsa rikthehet LZHK me një këshilltar. Partia Socialiste, falë formulës së re të barazisë gjinore në këshillat bashkiakë, do të ketë 13 këshilltare gra, 1 këshilltar më shumë se burrat. Po ashtu edhe LSI 7 këshilltare femra dhe 6 burra.

Duket se Këshillin Bashkiak të Tiranës do ta dominojnë në shumicë gratë dhe më pak burrat. Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, rezulton të ketë marrë 55 mijë vota më shumë se Partia Socialiste. Veliaj mori 160029 vota, kundrejt 104.051 vota që mori Partia Socialiste. Edhe kandidati i së djathtës, Halim Kosova, ka marrë më shumë vota se partia që e propozoi. Kosova mori 116219 vota ndërsa Partia Demokratike mori 74.118 vota. ARISTIR LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura