Kërkohet largimi i Sorosit: Plan sekret për falimentimin e Shqipërisë

Jan 12, 2016 | 8:30
SHPËRNDAJE

Organizata “Reago” i ka dërguar një letër të hapur publike Xhorxh Sorosit ku i kërkohet që të largohet nga Shqipëria. Kërkesa e tyre vjen pasi sipas kësaj organizata Soros ka një plan sekret për falimentimin e ekonomikisht të Shqipërisë.

george-soros

“Të largohet nga Republika e Shqipërisë brenda 24oreve… përndryshe ne do të hamendësojmë me “vdekjen” publike të Xhorxh Soros..Ky paralajmërim vjen pasi kemi zbuluar planin sekret të Soros për falimentimin e Shqipërisë ekonomikisht, ky falimentim do të ndodhë me ndihmën e klasës politike shqiptare të cilën Soros e ka kapur të gjithën”, thuhet në letër.

“Plani i Soros do t’i mundësojë atij fitime marramendëse për 10 vitet e ardhshme në Shqipëri. Ai do të fitojë rreth 13 miliardë dollarë nga Shqipëria (një buxhet i tërë vjetor) për 10 vitet e ardhshme, me anë të koncesioneve shumë vjeçare që do të kenë fitime të mëdha”, thuhet më tej në letër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura