Kërkesë për Ofertë

Nov 6, 2019 | 11:49
SHPËRNDAJE

celim

Kërkesë për Ofertë

Ref. code IGAF03/2019

CELIM Shqipëri në partneritet me AKZM (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura) janë përgjegjëse për implementimin e projektit ACAP Aksioni Komunitar për Zonat e Mbrojtura (ref.AID – 011521) i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunimin për Zhvillim AICS.

Në përputhje me objektivin e projektit për fuqizimin infrastrukturor, menaxhues dhe teknik të Agjencive Rajonale të Zonave të Mbrojtura, një nga nënobjektivat kryesorë të projektit është krijimi dhe nxitja e IGAs (Aktivitete që gjenerojnë të ardhura) për AdZM për promovimin e një financimi të qendrueshëm të Zonave të Mbrojtura. Për këtë arsye qëllimi i kësaj thirrjeje është të ftojë kompani që plotësojnë kriteret e përzgjedhjes për ndërtimin e të paktën

  • 2 (dy) shtëpi druri (bungalow) me të paktën 8 (tetë) vende fjetje,

në Parkun Bredhi i Hotovës – Dangëlli për përdorim turistik, sipas parametrave indikativë që gjenden në Aneksin 1 të kësaj thirrjeje.

Kompanitë e interesuara mund të dërgojnë ofertat për ndërtimin dhe menaxhimin e strukturave, me parametra të përshtatshme për klimën dhe pozicionin gjeografik në të cilin do të vendosen, shoqëruar me një business plan nga kompania e përzgjedhur për përdorimin e tyre për qëllime turistike.

Kompanitë e interesuara duhet të sigurojnë garanci cilësie dhe asistencë teknike për të paktën 5 vjet.

CELIM do të zbatojë parimet e trajtimit të barabartë dhe jo-diskriminues, në përputhje me parimet e transparencës dhe konkurrencës së ndershme. Të gjithë furnizuesit e kualifikuar, si personat fizikë apo juridikë, vendas ose të huaj, do të kenë të njëjtat mundësi konkurrimi.

Kriter i përzgjedhjes do të jetë oferta me kosto më efektive, që do të thotë raporti më i mirë i cilësisë me çmimin.

Për të marrë Termat e Referencës dhe Anekset (në gjuhë angleze), ju lutem dërgoni email në adresat e shënuara [email protected] dhe [email protected] ose vizitoni faqen https://www.celim.it/en/news/

Afati përfundimtar për dërgimin e ofertave (në gjuhë angleze) është data

15 nëntor 2019 ora 17:00.

Ofertat mund të dërgohen me email në adresat e lartpërmendura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura