“Keni gjëra më të rëndësishme për t’u marrë”- Safet Gjici dhe Alma Kaçi kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, çfarë ndodhi në seancën në apelin e GJKKO-së

Jul 15, 2023 | 8:29
SHPËRNDAJE

Safet Gjici ka dalë sërish para Gjykatës për të ndryshuar masën e sigurisë arrest me burg që iu dha më herët nga Gjykata e Posaçme.

-640-0-arrestohet-safet-gjici-2-1687633040

Bashkë me të, po dje në Gjykata ka qenë edhe gruaja që i publikoi video-skandalin që tronditi opinionin publik. Kështu, Alma Kaçi u paraqit sërish në gjykatën e Apelit të posaçëm ku kërkoi heqjen e masës arrest shtëpie të vendosur ndaj saj më 26 qershor për videon e marrëdhënieve seksuale të regjistruar në zyrën e ishkryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

E veshur sportive, me një kapele të errët dhe zyra dielli ajo nuk e mbuloi fytyrën me dosje kësaj here teksa hyri në gjykatë ku kërkoi heqjen e masës me pretendimin se arresti në shtëpi e pengon të sigurojë të ardhura për familjen Në seancën e Apelit, ishte prezent edhe ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i cili akuzohet për korrupsion pasiv.

SHQYRTIMI GJYQËSOR

Në një njoftim për median, Apeli njoftoi se Gjyqtarja Saida Dollani, vendosi rrëzimin e ankimeve të paraqitura nga Safet Gjici dhe Ama K, duke lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura ndaj tyre më 26 qershor. Në këtë datë, shkalla e parë caktoi masën e sigurisë arrest me burg për ish kryebashkiakun Safet Gjici dhe arrest shtëpie, për protagonisten tjetër të video skandalit, Alma K. Kjo e fundit, në dalje nga gjykata, e shoqëruar nga punonjëset e policisë, nuk foli për mediat.

“Keni gjëra më të rëndësishme për t’u marrë”, tha Alma K. Safet Gjici u arrestua më 24 qershor2023 në Tiranë për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

NJOFTIMI I GJYKATËS

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Safet Gjicin, ndërsa ky i fundit kishte kërkuar masë më të lehtë sigurie. Po ashtu, gjykata ka rrëzuar ankimin e Alma K., duke e lënë këtë të fundit në arrest shtëpie.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 32 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.Gj., A.K., ndaj vendimeve nr. 73, datë 24.6.02023 dhe nr. 74, datë 26.6.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 73, datë 24.06.2023 dhe të vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin S. Gj. – Mospranimin e ankimit të paraqitur nga e hetuara A.K. nëpërmjet mbrojtëses së zgjedhur ndaj vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura