Këngëtarja shqiptare se shpejti do t’i japë fund beqarisë, fton në dasmë të gjithë fansat

Jun 21, 2018 | 20:20
SHPËRNDAJE

Ata janë një ndër çiftet më simpatikë të showbizit shqiptarë. Fjala është për Venera Lumanin dhe Lind Islamin, të cilët pak ditë më parë ndanë lajmin e bukur se do t’i jepnin fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre.

Sot Venera përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, i ka falënderuar të gjithë për  urimet, ndërsa ka surprizuar duke lajmëruar se do të kishte dëshirë që të gjithë fansat e saj të ishin në martesën e tyre.

“Ju falem’nderoj pafund per urimet e sinqerta dhe kerkoj ndjese sepse e kam te pamundur per t’ju kthyer pergjigje te gjitheve. Ju ndjej si familje e madhe andaj duhet te mendojme nje mundesi qe t’ju kemi te ftuar te gjiiiitheve ne dasem. P.S
Ndiqni dashurine,jo luksin.Kur ke dashurine i ke dhene pergjigje cdo situate”, ka shkruar Venera.

qq

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura