“Kënga Magjike”, fansat ndajnë fitoren mes Albërie Hadërgjonajt dhe Flori Mumajesit

Nov 24, 2015 | 11:44
SHPËRNDAJE

11738090_700626960039340_3636373222407330862_n

Faza e parë e garës së festivalit “Kënga Magjike” është drejt fundit, pasi është prezantuar numri më i madh i këngëve pjesëmarrëse. Mes emrave të rinj dhe atyre të njohur, këtë vit marrin pjesë Albërie Hadërgjonaj me baladën me temë sociale “Me dorën shtrirë”, dhe Flori Mumajesi me një baladë dashurie, “Me fjalë të vogla”. Të dyja këngët janë pëlqyer shumë nga publiku, duke u komentuar si favoritet kryesore për kupën e këtij viti të festivalit. Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj paralelisht me këtë garë është pjesëmarrëse në spektaklin e kërcimit “Dance with me”, ku dhe atje po garon kundër VIP-ave të tjerë për një kupë.

Kënga e saj “Me dorën shtirë” është një nga më të pëlqyerat e publikut dhe po përflitet shumë si fituese e këtij edicioni të festivalit “Kënga Magjike”. Por ajo ka një konkurrent të fortë në këtë garë, Mumajesin, i cili kthehet në “Këngën Magjike” pas 6 vitesh. “Me fjalë të vogla“ është pëlqyer me dëgjim të parë nga publiku, ndërkohë që videoja e interpretimit të këngës në “E diela shqiptare” në YouTube ka kaluar gjysmë milioni shikime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura