“Kemi punuar me Ramën dhe qeverinë për ‘anti-shpifjen’”, reagon OSBE: Detyra e AKEP është eleminuar, do punojmë për të ulur gjobat!

Dec 17, 2019 | 18:41
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i OSBE-së për mediat, Harlem Desir, ka reaguar ndaj projektligjit për anti-shpifjen që pritet të miratohet nesër në seancën plenare.

osce

Në një reagim zyrtar në Twitter, Desir bën me dije se është punuar më kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë dhe ndryshimet e fundit në paketën anti-shpifje janë bërë sipas rekomandimeve të tyre.

OSBE thekson se në versionin e fundit zyrtar të paketë janë bërë shumë përmirësime, përfshirë heqjen e atributit që i ishte dhënë AKEP për mbylljen e mediave.

Ndër të tjera OSBE njofton se po punohet edhe për të zvogëluar nivelin e gjobave, ndërsa i bën thirrje AMA0s që të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtetë të pavarur.

 

Reagimi i OSBE:

Ne kemi punuar me Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë, deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Shumë përmirësime në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme: detyrimet e regjistrimit janë eliminuar; masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare të prezantuara (neni 4); janë futur kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes (neni 132); rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eliminuar.

Puna do të vazhdojë për të zvogëluar nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet që asnjë gjobë në përpjesëtim nuk mund të vendoset për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura