“Kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë”, Vuçiç reagon pas deklaratës së Haradinajt: Zoti na ruajt që dikush nga pala jonë…

Jan 19, 2021 | 11:29
SHPËRNDAJE

vucic dhe haradinaj

“Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte një kërcënim për të gjithë”. Kështu ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në përgjigje të një deklarate të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili paralajmëroi mundësinë e një “referendum për bashkim me Shqipërinë”.

Siç shkruan Ekspress, Vuçiç tha se Serbia do ketë “një përgjigje adekuate”, ndërsa shtoi se “kërcënimet nuk duhet të kthehen me kërcënime”.

“Përgjigja ime është – ju e bëni punën tuaj, çfarëdo që dëshironi, dhe ne do të kemi një përgjigje të mirë dhe adekuate, dhe qytetarët nuk duhet të shqetësohen”, tha Vuçiç.

Ai tha se do të dëshironte të dëgjonte më shumë reagime nga ëashingtoni, Brukseli dhe qendrat e tjera të fuqisë në botë lidhur me deklaratën e Haradinajt.

Siç tha ai, “Zoti na ruajt që dikush nga pala jonë të flasë për ndonjë lloj tjetër të bashkimit në Ballkan… jo vetëm që do të na vendosnin sanksione, por ata gati do të na bombardonin”.

Vuçiç tha se Serbia nuk është një “rrjedhë e cekët” në mënyrë që të gjithë ta kalojnë atë me lehtësi.

Ai tha se “Haradinaj është një njeri i rrezikshëm dhe një politikan serioz që lutet të bëhet presidenti i ri i të ashtuquajturës Kosovë”.

Vuçiç tha se “nëse ai do të zgjidhej me mbështetjen e Albin Kurtit, atëherë ata do të kishin një qeveri të Kosovës dhe një të ashtuquajtur president që mbron bashkimin me Shqipërinë”.

Vuçiq shtoi se ky është një “fakt politik” dhe kjo është arsyeja pse ai nuk e kuptoi entuziazmin e disa njerëzve në Beograd me një “plejadë të tillë forcash në Prishtinë”.

“Ne e pranojmë atë si një fakt politik dhe gjithmonë do të reagojmë ndaj tij”, shtoi Vuçiq.

“Të fortë për Kosovën! Nëse nuk do të ketë përparim brenda pesë viteve në Kosovë, nuk kemi me pranu me mbet as konflikt i ngrirë e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë!”, shkruajti dje në FB Ramush Haradinaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura