“Ke edhe ti 300 euro”- Publikohen përgjimet e Fredi Belerit me Arsen Ramën: Nuk dua t’i takoj, më sill vetëm emrat! Ja vendimi i GJKKO për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës

Apr 16, 2024 | 17:05
SHPËRNDAJE

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar për dënimin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të Zgjedhur të Himarës.

fredi beleri

Gjykata thekson se korrupsioni zgjedhor është i faktuar përmes audiove dhe videove, ku protagonist kryesor është edhe Fredi Beleri. Në vendimin e GJKKO është publikuar edhe një përgjim ambiental mes Fredi Belerit dhe Arsen Ramës.

Në datën 11.05.2023, në mëngjes, është zhvilluar një takim midis shtetasit Arsen Rama dhe të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri, jashtë ambienteve të lokalit , ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, ata kanë biseduar në lidhje me listën dhe personat që janë në të, si dhe me mënyrën se si do t’ia jepte shumën monetare.

Shtetasi Arsen Rama e ka pyetur të pandehurin Dhionisios Alfred Beleri, nëse do t’i mbledhë njerëzit dhe t’ia japë vetë, por ai i ka thënë qe nuk merret ai me atë punë, ndërkohë që shtetasi Arsen Rama i ka lënë një kopje të listës me emrat e votuesve.

Kjo bisedë ka këtë përmbajtje:
D- Hë, ça bëre. Kam nja pesmet veta, kur do lësh takim.
F-Ç’janë ata?
D- Votues, të tutë!
F- Po nuk merrem me atë pjesë unë, po merrem ….
D- Ti e di, kam mbledhur, po do të ti sjell, ti takosh.
F- Nuk dua ti takoj, dua emrat.
D- Emrat, të të bëj listën, të ti sjell këtu.
F- Nuk duhet të mi sjellësh, do më sjellësh listën ti.
D- Po.
F- Edhe do i them unë..(nuk kuptohet).. për tu takuar po në qoftë se s’keni kontaktuar do të flasim prap bashkë.
D- Ok
F-Sot o vlla.
D- Sot, erdha!

Po në datë 10.05.2023, shtetasi Arsen Rama ka komunikuar në telefon me të pandehurin Dhionisios Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Dhionisios Alfred Beleri i ka thënë se do ta verifikonte një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për tu takuar.

Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023, ata janë takuar me njëri-tjetrin në lagjen “Potam”, jashtë ambienteve të lokalit “G…”, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara kanë biseduar lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar dhe shumën monetare që duhej të perfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhionisios Alfred Beleri. Në këtë bisedë, ky i pandehur i ka premtuar shtetasit Arsen Rama se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura