Karaxhiç: FSHF-ja s’do ia lejojë vetes ndonjë gabim, do t’i kushtonte shtrenjtë shqiptarëve

Oct 5, 2015 | 14:10
SHPËRNDAJE

Tomislav Karaxhiç ka thënë se Federata Shqiptare e Futbollit nuk do të lejojë të ndodhë ndonjë incident në ndeshjen e 8 tetorit që zhvillohet në Elbasan Arena. Numri një i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiç, ka thënë se Shqipëria në çfarë do varianti, është afër kualifikimit në Euro 2016, pavarësisht a humbin apo fitojnë në “Elbasan Aren”a përballë Serbisë.

xhakaaaa
Karaxhiç thotë se FSHF-ja nuk do t’ia lejojë vetes të bëjnë një gabim në organizimin e ndeshjes pasi sipas tij do t’i kushtonte shtrenjtë shqiptarëve.

“Çfarëdo rezultati të prodhojë ndeshja e 8 tetorit, shqiptarët do të marrin pjesë në play­off, ose do të shkojnë direkt në Kampionatin Europian të Francës, vitin e ardhshëm, ndaj nuk besoi se do t’ia lejojnë vetes ta humbasin një shans të tillë”, ka thënë Karaxhiç.

“Do të jetë një surprizë e madhe që kjo të ndodhë. Ne, gjithashtu, kishim disa takime me Ministrinë tonë të Brendshme, kemi marrë një letër nga ambasadori ynë në Tiranë, në të cilën na siguron se organizimi do të jetë i mirë nga autoritetet shqiptare dhe mbarëvajtja e ndeshjes e suksesshme”, ka shtuar numri një i FSS’së.

sp-karadzic

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura