Kapet në Tiranë italiani, 1 miliardë lekë transaksione në tre ditë

Oct 13, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Një shtetas italian, i kërkuar nga interpol Roma për mashtrim kompjuterik është arrestuar në Tiranë. Policia e Tiranës bën me dije se në pranga u vu Stefano Bottura, 43 vjeç, lindur ne Firence Itali , i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 8 vite e 11 muaj burg për Mashtrim.

Italiani i arrestuar
Italiani i arrestuar

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik” pasi ky shtetas ka kryer transaksione nëpermjet POS, në data 03-06 Tetor 2015  në vlerën rreth 1 miliarde leke në banka të ndryshme në shtete të ndryshme”- njofton policia.

Deklarata e plotë e prokurorisë për ndalimin e shtetasit italian 

Banka “XXXX” ka identifikuar një rast mashtrimi kompjuterik, i cili ka krijuar një dëm të konsiderueshëm financiar në këtë bankë. Dyqani me emërtimin “Evolveo” i regjistruar në QKR si HRS Group, në datat 03-06 Tetor 2015, ka kryer trasaksione në vlerën 73,605,000 lekë. Këto transaksione janë kryer në aparatin POS të po kësaj banke dhe janë kryer me 6 karta të ndryshme, të cilat janë lëshuar nga banka të ndryshme në shtete të ndryshme.

Pasi ka kryer transaksionet, nëpërmjet një opsioni në POS, i cili quhet “Refund Option” ai ka kthyer në të njëjtat karta shuma më të mëdha se ato që ai ka procesuar në blerje fillimisht. Totali i transaksioneve të kryera me opsionin refound është91,760,000 lekë. Shuma e cila i merret bankës “xxxxx” është 18,155,000 lekë. Ky lloj opsioni pavarësisht se debiton llogarinë e biznesit të tij, i cili është lidhur me POS, fondet i ka transferuar në llogaritë e kartave pra ato mund të merren me kartë, mund të transferohen nga llogaria e klientit ose të tërhiqen fizikisht.

Aktualisht banka “xxxxx” ka bllokuar më datë 06.10.2015 llogaritë e klientit HRS Group  dhe duke c’aktivizuar aparatin POS. Nëpërmjet postës elektronike (email) banka i ka kërkuar biznesit që të dërgonte informacion lidhur me këto veprime si dhe dokumentacionin përkatës në lidhje më transaksionet. Përgjigjia e biznesit HRS Group nga posta e tyre elektronike [email protected] ka qenë në anglisht dhe e pakuptueshme nga punonjësit e bankës. Gjatë vajtjes në ambjentet e biznesit punonjësit e bankës kanë konstatuar se ai ishte i mbyllur.

Shtetasi Stefano Bodurra eshte perfaqesuesi ligjor i HRS-Group dhe dyshohet se eshte personi pergjegjes per kryerjen e ketyre transaksioneve te paligjshme

Për këto arsye

 U R D H Ë R O J :

1. Ndalimin e menjëhershëm të shtetasit Stefano Bottura

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura