Kapet në Plazhin e Durrësit i kërkuari ndërkombëtar për trafik droge

Jul 5, 2015 | 10:56
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një të kërkuar ndërkombëtar për trafik droge. Arrestimi i tij u krye në sajë të operacionit të koduar “Promocioni”.

Policia e Durrësit

I arrestuari është Sokol Ndoci, 27 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas kërkohet nga Interpol Roma pasi për të është lëshuar një urdhër-arrest për krijimin e organizatave kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës.

Në momentin e kapjes në plazhin e Durrësit shtetasi u ka paraqitur policëve dokument identifikimi, patentë italiane, kartë identiteti italiane dhe kartë shëndetësore italiane me emër tjetër, por me fotografinë e tij, ku për këtë ka nisur procedimi  penal ndaj tij, për veprën penale “falsifikimit të dokumenteve parashikuar. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura