Kapet me 16 kallëp C4, pranga 28-vjeçarit në Pogradec. Lënda eksplozive gati për shitje (FOTO)

Apr 1, 2015 | 17:45
SHPËRNDAJE

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një n8-vjeçar i cili është kapur me 16 kallëp lëndë eksplozive C4.

Lenda eksplozive e sekuestruar

Siç bëjnë me dije burimet zyrtare të Policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, rezultonte se një shtetas po transportonte me makinën e tij lëndën eksplzoive, me qëllim shitjen e saj.

Kallepet e tritolit te sekuestruar

Shtetasi Selajdin Lamlli, 28-vjeç, banues në Buçimas, është kapur në një nga rrugicat e lagjes 1 Maj në Pogradec.

Mësohet se në mjetin Fiat me targa AA 469 FA, u gjeten poshtë sediljes së parë 16 kallëp tritoli të futur në tubo plastikë, disa prej tyre me fitil ndezës. Sakaq, po vijon puna për zbardhjen e veprimtarisë kriminale.

Makina ku u kap lenda eksplozive

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura