“Kam ngrirë vezët”- Zbuloi dëshirën për t’u bërë nënë, Kristen Stewart dhe e fejuara e saj do të martohen: Do të jetë ceremoni intime

Mar 29, 2024 | 16:06
SHPËRNDAJE

Kristen Stewart dhe e fejuara e saj, Dylan Meyer, do të martohen. Një burim i afërt për çiftin tha për Us Weekly se dasma e tyre “do të jetë diçka e vogël dhe intime, për të bashkuar miqtë për një festë”.

kristen

Aktorja dhe partneri i saj janë bashkë që nga viti 2019, ndërsa dy vite më vonë u fejuan.

“Ata janë në një marrëdhënie të shkëlqyer. E mbështesin shumë njëra-tjetrin dhe kalojnë gjithë kohën bashkë kur nuk janë në punë”, tha burimi.

Stewart në një intervistë të mëparshme kishte deklaruar se mezi priste t’i propozonte partnerja e saj.

Dhe në nëntor 2021, gjatë një interviste tjetër me “Howard Stern”, Stewart zbuloi se ishte Meyer i kishte propozuar.

“Ne po martohemi, patjetër që do ta bëjmë. Doja të më propozonin, kështu që mendoj se tregova qartë atë që doja dhe ajo e mori. Ne po martohemi, kjo është ajo që po ndodh”, zbuloi ai në atë kohë.

Ndërkohë në një intervistë pak ditë më parë tregoi dëshirën për t’u bërë nënë, teksa zbuloi se kishte ngrirë vezët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura