Juventusin e ndjek fati i keq, bardhezinjve i dëmtohet një tjetër lojtar titullar

Mar 15, 2021 | 11:39
SHPËRNDAJE

Sa herë që Juventusi duket se i ka mbyllur hesapet me dëmtimet, duke qenë se për momentin kishin mbetur jashtë vetëm Paulo Dibala e Merih Demiral për dëmtime, si dhe Rodrigo Bentankur për COVID, ja tek shtohet problemi i radhës.

ALEX SANDRO

Në ndeshjen kundër Kaljarit, pas vetëm 30 minutash lojë, Aleks Sandro shtrihet në fushë dhe kërkon ndihmën e stafit mjekësor. Mbrojtësi i majtë brazilian ndjeu një tërheqje në muskujt e këmbës, por për diagnozën e saktë duhet të pritet dita e sotme, kur 30-vjeçari do t’u nënshtrohet analizave të rastit.

Ndërkohë, sot pritet të jetë një ditë e rëndësishme, pasi pritet një test force për Paulo Dibalën, nga përgjigja e të cilit mund të mësohet data e rikthimit në fushë të numrit 10 bardhezi./ PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura