“Ju po thoni që ra zjarr, por te ne doli tymi”- Shefi i urgjencës: Shërbimi jonë nuk ka çaluar në asnjë moment. E vetmja pjesë që nuk funksionon është…

Apr 15, 2024 | 13:04
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësinë diskutohet për zjarrin e rënë në QSUT, ndërsa për të dhënë informacion në lidhje me ngjarjen është ftuar ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, shefi i Urgjencës, Endmond Zaimi, drejtues të tjerë të spitaleve në vend.

zaimi

Në fjalën e tij, shefi i urgjencës deklaroi se shërbimi i urgjencës nuk ka çaluar në asnjë moment gjatë kësaj periudhe dhe nuk e ka ndërprerë shërbimin në asnjë moment.

Ai shtoi se e vetmja pjesë që nuk funksionon është pjesa e observimit të urgjencës.

Edmond Zaimi: Nga të gjithë po thuhet që në urgjencë ra zjarri, por te ne doli tymi. Te ne nuk ka rënë zjarr dhe nuk e kemi ndërprerë punën për asnjë moment.

Për shkak të dëmtimet edhe të një kabineti, urgjenca fillimisht u transferua tek “Ushtaraku”, ku ne çuam pjesë të stafit tonë për të shërbyer.

Shërbimi i urgjencës për mua nuk ka çaluar në asnjë moment. Fillimisht kemi pritur urgjencat ekstreme, derisa organizuam punën për të pritur urgjencat neurologjike, për të qenë sa më afër.

Në ditët e para kur ne nuk dinim dëmtimin e aparaturave, e transferuan edhe shërbimin e neurologjisë, pastaj kaloj sërish tek ne dhe pritëm të gjithë urgjencat.

Edhe urgjencat ekstreme ka marrë ndihmë tek ne, në cdo kohë, s’ka pasur ditë ku në mos të kemi menaxhuar urgjenca ekstreme.

E vetmja pjesë që nuk funksionon në shërbimin tonë, është pjesa e observimit të urgjencës.

Ditën e djeshme kishim 174 raste të paraqitura në urgjencën tonë. Thonë që cdo e keqe  ka edhe një të mirë, ne gjatë kësaj kohe kemi evituar rastet që nuk kanë qenë urgjente, të cilat janë menaxhuar nga qendrat shëndetësore, po ashtu është rritur edhe komunikimi me spitalet Rajonale, të cilët duhet të mbajnë ato raste që mund të mbajnë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura