“Ju jeni një vrasës brutal”, Presidenti i KE-së tregon bisedën me Trump: Hera e parë që…

Jun 15, 2018 | 9:06
SHPËRNDAJE

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka bere publike per mediat nje cilesim te befasishem qe presidenti i SHBA i ka bere tij, duke e quajtur vrases brutal.

juncker

Sipas Reuteres, Juncker, i cili ka qenë pjesë e takimit të shtatë vendeve më të industrializuara në Kanada javën e kaluar, ka folur të enjten për takimin e tij me Trump në një fjalim në Mynih.

Trump më ka thënë javën e kaluar: “Jean-Claude, ju jeni vrasës brutal”, është shprehur Juncker.

“Kjo është hera e parë që Luksemburgu është kthyer në rrezik kaq të madh për Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se ai ka synuar shprehjen e ndonjë komplimenti, mirëpo nuk jam i sigurt”.

Samiti i G7-ës ka dështuar të qetësojë tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera, të cilat Trump i akuzon për politika tregtare të padrejta kundrejt SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar të enjten vendosjen e kundërmasave në vlerë të 2.8 miliardë eurove në produktet amerikane, në përgjigje të tarifave amerikane në çelik dhe alumin”, kanë njoftuar burime nga BE-ja.

“Nuk mund të mospërgjigjemi ndaj tarifave. Nuk kam aspak disponim për luftë, mirëpo nuk pranojë që të diktohemi nga larg se çfarë të bëjmë në Evropë”, ka thënë Juncker.

“Ky është kontinent i pavarur. Shumë persona kanë luftuar për këtë gjë”, është shprehur ndër të tjera ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura