Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, ndërkohë bëhet gati për …

Jan 11, 2020 | 10:52
SHPËRNDAJE

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

jonida besniku

Burime për revista “Who” kanë bërë të ditur se Jonida është shtatzënë dhe çifti po jeton ditët më të bukura, në pritje për t’u bërë prindër.

Jonida dhe Besniku u martuan në shtator të vitit që lamë pas, me një dasmë madhështore nga “Ami Event”. Duket se është pikërisht seriali “O Sa Mirë” zanafilla e gjithçkaje, fakt që e ka pranuar dhe vetë Jonida, duke folur për shikimet e para që shkëmbyen dhe takimet që pasuan flirtin e fillimit.

“Unë me Besnikun jam njohur te seriali ‘O sa mirë’, pasi ishim të dy pjesë e kastit. Kemi qenë miq në fillim dhe duke u njohur e duke kaluar kohë bashkë u dashuruam. Si dy të dashuruar, vjen një moment që konkludohet dashuria”, tha Jonida.

Së fundmi, Jonida njoftoi se do rikthehet në ekran si pjesë e jurisë së “Top Talent”. /Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura