Jetojnë në shtete të ndryshme, Robert Berisha tregon momentin kur i takoi për herë të parë dy vajzat e tij: Ja pse e mora këtë vendim

Mar 29, 2024 | 15:56
SHPËRNDAJE

Robert Berisha ka treguar për takimin e parë të dy vajzave të tij, Renee dhe Arona, të cilat jetojnë në shtete të ndryshme.

robert berisha

Këngëtari dhe moderatori i njohur u shpreh se Arona, e cila ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore, ka ardhur rallë në Shqipëri dhe është takuar vetëm me Robertin.

Ndërsa tregoi se verën e kaluar vendosi që t’i takojë të dy vajzat me njëra tjetën për herë të parë në Londër.

Ai mori vendimin për shkak të dëshirës së Renee, e cila ka ardhur në jetë nga martesa me Nora Istrefin, për të pasur një motër ose vëlla.

“Kam dy vajza, të madhen në Londer dhe të voglën në Prishtinë. Verën e kaluar janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën. E dyta ka ardhur me martesë, te e para s’kam qenë as në lidhje.

Shumë rrallë ka ardhur në Shqipëri vajza e madhe dhe më takonte vetëm mua.  E mora dhe i thashë do ikim dikund se kjo vdes për motër ose vëlla se i ka bërë 8 vjeçe… dhe e takova e motrën”, është shprehur Robert Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura